Komuna e Strugës: Çerdheja e Strugës nuk është çerdhe e Alenacës për Shqiptarët dhe VMRO-së

0

Komuna e Strugës: Çerdheja e  Strugës nuk është çerdhe e Alenacës për Shqiptarët dhe VMRO-së

Të nderuar qytetar,
Po e shohim të rrugës për të reaguar kundër ish drejtoreshës së Çerdhes së Strugës dhe për ti thën se po troket në derë të hapur dhe në derë të gabuar se po mundohet me akuza të pa baza të mbroj interesin e saj dhe të keq informoj qytetarët strugan.
Komuna e Strugës përgënjeshtron ish drejtoreshën e Çerdhes së Strugës dhe të njëjtën kohë njofton qytetarët e Strugës së ajo nuk ka respektuar dhe ka ndërprer pa asnjë arsyetim kontratat në vepër të punsuarve të cilat kanë përfunduar në datë 30.11.2017 edhe përkundër faktit që ka pasur obligim ligjor që po të njëjtat kontrata duhet vazhduar.  Po ju rikujtojm dhe ju personalish që të interesoshit më herët për kontratën tuaj dhe para se të reagonit edhe për kontratat e të punsuarve tuaj, sepse po manipuloni me opinionin dhe po arsyetoni se dikush ka kërkuar nga ju për të larguar dikë nga puna. Po ju rikujtojm që kontrata e juaj ka përfunduar më datë 07.12.2017 në të njëjtën kohë keni pasur mundësi të vazhdoni kontratën për ju dhe për të punsuarit e tjerë të cilët i keni larguar ju dhe kontratat e të cilve kanë përfunduar më datë 30.11.2017 për të cilat kontrata keni pasur mundësi dhe obligim ligjor për ti vazhduar.
Po ju rikujtojm që para se të reagoni para opinionin duhet së paku të jeni e sinqert dhe ti thoni qytetarëve strugan:

–       Pse po mërziteni për punsimet e VMRO-DPMNE-së  partnerit tuaj të fsheht,
–       Pse nuk ju jepni llogari dhe të njoftoni qytetarët e Strugës se nga 13 të punsuar siç e theksoni, 9 nga këto punsime janë maqedonas antar të koalicionit tuaj të mëparshëm,
–       Pse nuk keni respektuar parimin e barazis në punsime dhe ku edhe qytetarët shqiptar nuk duhet të jenë të diskriminuar dhe duhet përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i bazuar në  punsimin proopcinal në bazë të numrit dhe raportit të populatës shqiptare, maqedonase dhe pakicave tjera.

–       Pse nuk i njoftoni qytetarët strugan se cilët procedura dhe cilat dispozita ligjore i respektuat  në përzgjedhjen e sekretarit të çerdhes të intitucionit tuaj po të njëjtin e caktuat që të jetë maqedonas

–       Pse nuk njoftoni qytetarët strugan se sa dhe si keni respektuar dhe në çfarë mënyre keni përzgjedhur kandidatët për tu punësuar, cili fakt ka pasur më shumë rëndësi, profesionalizmi (arsimimi adekuat) ose nepotizmi (punësimi familiar ose punësimi politik).
Si përfundim edhe një gjë për qytetarët struga ka rëndësi: Sa rëndësi ka gjuha shqipe për ju personalisht dhe deri ku keni arritur në vënien në përdorim të gjuhës shqipe në institucionin të udhëhequr nga ju?
Do ju kishim lutur të jeni të sinqert dhe të njoftoni qytetarët në mënyrë të drejt pa u ndikuar nga interest e Alencës dhe të ish partnerit tuaj VMRO-DPMNE-së.
Suksese në detyrën tuaj të re dhe me shpresë se po të njëjtën do e realizoni me profesionalizëm të lart.