ZIADIN SELA & SHTETI “PATRIOTIK”

0

Ku është dhe çka di Alenca për Shqiptarët dhe Zeadin Sela për Buxhetin e R.Maqedonisë​

Edhe një individ, kur numëron paratë që ka në xhep, bën një plan se si do t’I shpenzoj ato, çfarë do të blejë, ku do ti investoj dhe si do të investoj. Çfarë ka më shumë të domosdoshme dhe çfarë tjetër duhet të bëjë më pas. Dhe ky nuk është ushtrim i lehtë. Mendoni se çfarë duhet të bëjë një qeveri kur mendon sesi do të shpenzoj paratë e taksa paguesve dhe po e njëjta qeveri do të jetë e gatshme të pres dhe propozimet dhe udhëzimet nga deputetët dhe subjektet politike për një buxhet të cilin e kanë premtuar dhe çdo herë e kanë shfrytëzuar për përfitime politike.
Një nga parimet themelore të buxhetit është realiteti i shifrave të buxhetit. Prapa këtyre shifrave ‘fshihen’ dhe garancit e realizimit të tij. Ndarjet etnike në R.Maqedonisë dhe zhvillimet politike filluan një cikël të ri drejt vendeve zhvillimore të Bashkimit Europian por një ndër problematikat kryesore dhe një ndër pyetjet më të rëndësishme është se si do të përfundojnë paratë buxhetore dhe a do të përfundojn për projekte të duhura dhe të shpërndara në mënyrë propocionale dhe jo diskrimunese.

Fatkëqësisht ka disa subjekte politike të cilat zhvillimet politike dhe shifrat ekonomike të buxhetit i përdorin vetëm për retorikën e fushata zgjedhore. Aleanca për Shqiptarët subjekt politik i cili gjithë retorikën dhe premtimet politike i ka vetëm për fushata zgjedhore, duke harruar se gjatë fund vitit duhet punuar që ato premtime të bëhen realitet nëpërmjet diskutimit dhe propozimeve për një buxhet më të barabart dhe zhvillimor.
Të thuash dhe të premtosh për një buxhet në të cilin do të ketë 30 % të mjeteve të destinuar për proekte zhvillimore të vendbanimeve shqiptare, kjo do të thot që këto premtime të hidhen në amandamente dhe në të njëjtën kohë të vendosen për shqyrtim dhe miratim në institcionet të cilat do ti shqyrtojn po këto të njëjta. Por kjo gjë nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga Zeadin Sela është vetëm premtim për fushat zgjedhore dhe asgjë më shumë sepse në këtë fund vitë për ‘liderin’ më shumë rëndësi kanë vizitat në SHBA se buxheti dhe ndrja e barabart e tij.
Të premtosh reforma dhe buxhet të barabart do të thot që të kërkosh si kryetar partie nga zv. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve (anatar i Aleancës për Shqiptarët) që së paku të mundohet dhe të interesohet për proektet shqiptare dhe atë të ndërtimit të rrugës për në Bllacë proekt i rëndësishëm për zhvillim të barabart. Të interesohesh për popullin e vendit tënd dhe të realizosh proektet të cilët janë në interes gjith kombëtar do të thot së paku ti thuhet njëher zv. Ministrit për Transport dhe Lidhje se hapja e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiç të bëhet realitet dhe mos mbetet ende ëndërr. Të flasësh disa herë dhe të premtosh linjën ujore Strugë-Pogradec do të thot së paku të interesoheni një here nëpërmjet zv. Ministrit tuaj për Transport dhe Lidhje që edhe kjo linjë të bëhet realitet.
Ju kryetar i Aleancës për Shqiptarëet nuk duhet të harroni që edhe banuesit e viseve jo mjaft të zhvilluara nga vendbanimet shqiptare janë pagues të tatimeve dhe presin që të jenë kontribues në zhvillimin ekonomik dhe nëse mbështetni këtë pike atëher duhet të presim të dhënat të cilat i japin në formë të ndryshme për shtetin, të kthehen mbrapa në formë të investimeve të ndryshme.
E filluam këtë shkrim me një krahasim dhe atë duke paraqitur atë (‘Edhe një individ, kur numëron paratë që ka në xhep, bën një plan se si do t’I shpenzoj ato, çfarë do të blejë, ku do ti investoj dhe si do të investoj. Çfarë ka më shumë të domosdoshme dhe çfarë tjetër duhet të bëjë më pas. Dhe ky nuk është ushtrim i lehtë), se për ju z. Zeadin Sela si kryetar i Alencër për Shqiptarët keni shum më të lehtë të shkoni në SHBA të mendoni për parat të cilët I morët për 4 vite nga buxheti I Strugës dhe po të njëjtat të filloni ti investoni në proekte përfituse për ju në SHBA, ndoshta për ju kjo gjë ka më shumë rëndësi nga amandamentet për proekte zhvillimore për shqiptarët duke mos harruar asnjëher retorikën tuaj të fushatave e cila ka vetëm një qëllim përfitim të pikëve politike në kurriz të qytetarëve.
Qyetatrët kanë filluar në të vërtet të kuptojn se nga cila shkollë politike vini dhe se buxheti për ju është I rëndësishëm vetëm në fushtata zgjedhore edhe jo nëpër institucionet që ju drejtoni.
Autori i njohur redaksise te Strugalajm.org