Nesër priten negociatat për cështjen e emrit në Bruksel…!

0

Ndërmjetësuesi i OKB-së në kontestin e emrit ndërmjetMaqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, të hënën dhe të martën në Bruksel do të takohet me përfaqësuesit në bisedime nga të dyja vendet, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.

Takimi, siç është paralajmëruar nga Zyra e ndërmejtësuesit Nimicit, është pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar të dyja palët në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshmepër çështjen e emrit.

Raund i ri i bisedimeve vjen në periudhë të përmirësimit të klimës politike ndërmjetShkupit dhe Athinës.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev,vazhdimisht ka deklaruar se mundësitë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar janë më të mëdha se kurrë më parë. Ai së fundi për angjencinë greke të lajmeve ANA-MPA tha se duhet gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dy palët. /albeu.com/