Erdogan: Duhen ndryshime kufijsh ne Ballkan!!!

0
Turkish President Tayyip Erdogan makes a speech during his meeting with mukhtars at the Presidential Palace in Ankara, Turkey, March 16, 2016. REUTERS/Umit Bektas - RTSAPB4

Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha më 8 dhjetor se çdo diskutim rreth një rishikimi të traktatit që përcaktonte kufijtë e fqinjëve të saj Greqisë dhe Turqisë nuk do të ndihmonin stabilitetin në rajon.

Deklarata vjen një ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë një vizite në Greqi se disa detaje në Traktatin e Lozanës, i cili krijoi kufijtë e Turqisë moderne, ishin të paqarta dhe se një zgjidhje e qëndrueshme për çështjet në Egje dhe Qipro janë të nevojshme.

“Bullgaria beson se një diskutim mbi traktatet e paqes dhe kufijtë ekzistues nuk janë të dobishme për bashkësinë ndërkombëtare dhe stabilitetin në rajon”, tha ministria.

“Çdo rishikim i traktateve ndërkombëtare mund të bëhet vetëm me marrëveshje të përbashkët midis vendeve në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e ministrisë bullgare, duke u bërë thirrje fqinjëve të tyre “të vazhdojnë në rrugën e dialogut”.

Ministria tha se e kishte diskutuar këtë çështje me ambasadorin turk në Sofje.

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos gjithashtu përjashtoi një rishikim të traktatit të Lozanës të vitit 1923.