Ekspozit tradicionale në Koroshishtë! Ja çfar u prezantua…(foto+lajm)

0

Ekspozit tradicionale në Koroshishtë

Sot në fshatin Koroshishtë në shkollën fillore “Ekrem Jakupi” u mbajt një ekspozitë me elemente tradicionale duke filluar nga mjetet e punës në bujqësi, blegtori, kuzhinë, artizanatin e veshjes etj. Poashtu një pavion në vete janë edhe veshjet popullore të mbajtur në trevën e Strugës sidomos para viteve 90′ duke e treguar në këtë mënyrën e jetesës së shqiptarëve në Maqedoni në epokën jugosllave. Kjo ekspozit u organizuar nga PhD. Can Rini Useini etnolog në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni. Në manifestim ishin pjesmarrës bashkëvendas dhe profesor të mirënjohur të rrethit të Strugës. Pas faleminderimeve ndaj drejtorit Zini Jusufi që e ofroi ambientin për ekspozit pat muzikë tradicionale dhe më pas edhe ushqim tradicional në sofër tradicionale. Qëllimi është promovimi i kulturës popullore rurale dhe zhvillimi i turizmit të fshatit me çka këto objekte, mbi 100 sosh do të vendosen në një shtëpi karakteristike të fshatit.