Perjeton tmerr taksisti ne Cair, dhunohet barbarisht!

0

Të enjten në orën 4 të mëngjesit policia është njoftuar se në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, respektivisht në stacionin e taksive afër Sheshit Skënderbeu, dy persona të panjohur e kanë plaçkitur taksistin me iniciale R.R. rreth të tridhjetave.

Ai është ndalur nga dy persona të panjohur, dhe i kanë thënë të vozisë drejt Çairit.

Pasi kanë kaluar 50 metra, njëri nga personat ka nxjerrë një thikë dhe ia ka vendosur në fyt shoferit, duke kërkuar para prej tij. Taksisti ua ka dhënë 3.200 denarë, kurse njëri e ka goditur në fytyrë.

Kur kanë arritur në rrugën “Dizhonska”, janë ndalur te udhëkryqi në rr. “Bozhin Stojkov” ku dy personat e kanë goditur edhe disa herë taksistin me grushta në fytyrë. Polica po ndërmerr masa për gjetjen e autorëve. /albeu.com/