Një lider i partisë shqiptare në Maqedoni nuk i shpëton Gjykatës

0

Këshilli i për vlerësim të akteve hetimore në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka pranuar akuzën e Prokurorisë Publike Speciale për rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore, duke pranuar bisedat e përgjimeve.

Sipas portalit mkd.mk “në këtë rast do të mbahet seancë gjyqësore për ish-shefin e DSK, Sasho Mijallkov, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish-anëtarëve dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: Bedredin Ibrahimi, Sasho Srcev, Aneta Stefanovska dhe Vlatko Sajkovski”.

Në këtë rast ishin të dyshuar edhe pesë gjykatës të Gjykatës Administrative, por gjyqi për ta nuk e pranoi akuzën.

Megjithatë Prokuroria Speciale ka paralajmëruar ankesë pas këtij vendimi gjyqësor. Biseda nga skandali i përgjimeve u publikuan me këtë rast për parregullësi në zgjedhjet lokale 2013. /albeu.com/