Bashkësia Lokale e Veleshtës: Reagim ndaj një “grupi të qytetarëve”!     

0

  Reagim ndaj një “grupi të qytetarëve”

Lidhur me reagimin e një “Grupi të qytetarëve” të Veleshtës rreth zgjedhjes së strukturës së re të Bashkësisë lokale të fshatit  Veleshtë.

Sa për korrektësi njoftojmë të gjithë opinionin se mbarvajtja e zgjedhjeve ka qenë konform statutit të Komunës së Strugës që ka të bëjë me zgjedhjet e Bashkësive Lokale.

Vetëm po i përmendim se si ka rrjedhë procedura e zgjedhjeve ne disa pika.

–         Ka patur njoftim nëpër vende publike të fshatit,

–         Pjesmarrja ka qenë e lirë për të gjithë qytetarët,

–         Procedura ka qenë transparente dhe demokratike.

Sa I përket akuzës së Kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko se është përzier në punët e mbrendshme të Veleshtarëve. Ju rikujtojmë se në tubimin e mbajtur me 06.12.2017 as që është përzier , përkundrazi kjo zgjedhje ka qenë vullneti I qytetarëve të Veleshtës, në bashkpunim me të gjitha strukturat e fshatit.

Për zgjedhjen e disa antarëve te këshillit të xhamise dhe imamit, nuk ka ndonje dispozite qe e ndalon,apo lejon të njëjtën që të përfshihen , sepse mbi të gjitha edhe ato janë qytetarë të Veleshtës. Gjithashtu ju rikujtojmë se në Këshillin e kaluar të Komunës së Srugës,kryesuesi i këshillit ka qenë Hoxhe (Imam).

Bashkësia Lokale e Veleshtës