Ja sa paguhen këngëtarët në dasma, cmime marramendëse!

0

Muzika është një ndër profesionet më fitimprurëse në Shqipëri e Kosovë, e jo më kot këngëtarët janë ndër njerëzit më të pasur e me jetë supërluksoze.

Por sa paguhen këngëtarët e muzikës popullore në dasma?

Çmimet dhe shifrat janë marramendëse dhe vetëm një natë shkon sa rroga e një kryetari shtetit.

Më të kërkuar në mesin e këngëtarëve janë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Pra, çmimi i tyre sillet prej 2 000 deri në 6 000 euro.

Një dasmë shqiptare, përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarëte estradës shqiptare, pastaj për pronarët e restoranteve, por edhe për ata që kanë një sallon për rregullim flokësh, shkruan Express.

Në majën e hierarkisë ngjiten disa nga yjet e estradës, si: këngëtarët Meda, Labinot Tahiri (tashmë politikan), Shkurte Gashi, Afrim Muqiqi, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, Alban Mehmeti.

Ata për një mbrëmje dasme, me rreth 300 mysafirë, fitojnë diku 3 500 euro për mbrëmje. Llogaritur në muaj kjo shumë arrin diku 90 000 euro fitim.

Çmimi i yjeve:

Meda – 6.000 euro
Labinot Tahiri – 5.000 euro
Sinan Vllasaliu – 5.000 euro
Shkurte Gashi – 4.500 euro
Afrim Muqiqi – 4.000 euro
Remzie dhe Nexhat Osmani – 4.000 euro
Shyhrete Behluli – 4.000 euro
Shkurte Fejza me vajzë – 2.000 euro.
Përveç kësaj, ata marrin edhe bakshishe të shumta. /albeu.com/