Zbulohet laboratori i drogës në Reçicë të Vogël, gjithashtu dhe një magazinë e tij!

0

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke punuar në zbardhjen e rastit të laboratorit të drogës në Reçicë të Vogël, në fshatin Batincë të Shkupit ka gjetur magazinë ku janë ruajtur mjete dhe materiale të laboratorit të drogës në Reçicë të Vogël të Tetovës.

“Reparti i zbulimit të krimit të organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke punuar në zbardhjen e rastit të laboratorit të drogës në Reçicë të Vogël, njofton se në fshatin Batincë të Shkupit është gjetur magazinë e huazuar nga grupi për prodhim të substancave kemikale dhe materiale të tjera, si dhe mjete të nevojshme për përgatitjen dhe prodhimin e drogës. Janë gjetur edhe automobila, celularë, kartela telefonike, armë, municion dhe të tjera”. njoftojnë nga MPB. /albeu.com/