Vendim me burg për deputetët e VMRO-së, ja ku do e vuajnë dënimin!

0

Pas marrjes në pyetje që zgjati më shumë se 5 orë, 3 deputetëte VMRO-DPMNE-së: Mukovski, Vasilevski dhe Arnaudov të cilët ngarkohen për veprën penale”rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”u dërguan në burgun e Shutkës.

Ndërsa 3 deputetët e tjerë Tarçullovski, Peshevska dhe Dimovski të cilët gjithashtu ngarkohen për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” u caktua masa e paraburgimit
shtëpiak.

Një deklaratë të shkurtër për mediat para hyrjes në gjykatë dha vetëm deputeti Mukovski, i cili tha se juridikisht, sipas tij, nuk ka argumente për paraburgim, por, siç theksoi, ia lë gjyqit që të vendosë për atë dhe beson në të. /albeu.com/