Tetovë, “Merimangat” kanë arkëtuar rreth 30.000 euro në vitin 2017, tre herë më pak se në vitin e kaluar!

0

737 vetura i ka marrë shërbimi i Merimangës prej janarit deri në nëntor të këtij viti, ndërkaq gjatë vitit të kaluar, ka  konfiskuar gjithsej 2192 vetura. Këto janë të dhënat e siguruara nga NP Parkingjet e Tetovës në lidhje me numrin e konfiskuar të veturave, njofton Portalb.mk.

Sipas çmimores, NP Parkingje, 11 muajve të këtij viti, ka arritur që të sigurojë rreth 30.000 euro, duke e përpjesëtuar me dënimin prej 2500 denarë (40.6 euro) i cili është më i shpeshtë, ndërkaq gjatë vitit të kaluar, duke e marrë për bazë të njëjtin dënim, rreth 90.000 euro.

  • nëse merimanga e merr një veturë dhe e dërgon në depon e saj, me urdhër të personit të autorizuar, atëherë shoferi i automjetit do të duhet të paguaj gjobë prej 2500 denarë.
  • Nëse shoferit i merret vetura dhe i dërgohet në depon e Merimangës pasi që veturën e ka parkuar në hapësirë të gjelbër, atëherë ai paguan 3500 denarë.
  • Nëse pronari i veturës paraqitet gjatë kohës kur është duke ia marrë veturën Merimanga dhe vet e largon nga vendi veturën, atëherë ai obligohet të paguaj 1500 denarë.

Sipas të dhënave, shërbimi i merimangës  i NP “Parkingu i qytetit të Tetovës” për muajin nëntor të vitit 2017 është 50automjete. Numri i automjeteve të konfiskuara nga shërbimi i merimangës i NP “Parkingu i qytetit” për muajin tetor  të vitit 2017 është 30 automjete. Ndërsa në krahasim me vitin paraprak (2016) numri i automjeteve të konfiskuara gjatë muajit tetor dhe nëntor është dukshëm më i vogël.

“Shërbimi i merimangës ka kapacitet për ngritjen e automjeteve deri në 5  ton. Vlen të theksohet fakti që konfiskimi i veturave bëhet me urdhër të policit të trafikut, dhe se punonjësit e ndërmarrjes nuk mund të ndikojnë në rritjen apo uljen e numrit të veturave të konfiskuara edhe pse merimanga si mjet pune është në pronësinë e ndërmarrjes.  Mirëpo kompetenca e konfiskimit të automjeteve është plotësisht e policisë, gjegjësisht e sektorit për komunikacion pranë MPB”, thonë nga NP Parkingje.