Jolie: Besoja se mund t’i zgjidhja problemet me Brad Pitt por…

0

Pas thuajse 12 vite së bashku, Angelina Jolie dhe bashkëshorti i saj Brad Pitt firmosën divorcin në shtator të 2016-s.

Por tanimë 42-vjeçarja ka rrëfyer për herë të parë se besonte se nëse do të punonte bashkë me Brad Pitt në projektin e filmit “By The Sea” të 2015-s, mund të zgjidhte problemet e tyre në çift e mund t’i ndihmonte ata që të komunikonin më mirë.

U njohëm duke punuar dhe punonin mirë bashkë. Unë doja që të bënim punë serioze bashkë… Mendoja se do të ishte një mënyrë e mirë për ne që të komunikonim”, –ka thënë ajo për reporterin e “The Hollywood”, Awards Chatter.

Por mesa duket as kjo nuk ka mjaftuar për çiftin, të cilin e gjitha bota e cilësonte so “perfekt”, deri ditën që aktorja kërkoi divorcin, duke nxjerrë në dritë shumë probleme.