70 % e britanikëve e përdorin Google për ta diagnostikuar veten dhe për t’i trajtuar sëmundjet minore

0
Melbourne, Australia - May 23, 2016: Close-up view of Google apps on an Android smartphone, including Chrome, Gmail, Maps.

Një studim i ri ka zbuluar se 70 për qind e britanikëve e kanë shëruar një problem apo sëmundje shëndetësore pasi i kanë kërkuar simptomat në Google.

Hulumtuesit tregojnë se tani shtatë nga dhjetë britanikë e diagnostikojnë veten me ndihmën e Google dhe i trajtojnë problemet minore shëndetësore, në vend se ta vizitojnë doktorin, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu hulumtuesit kanë zbuluar se 50 për qind e të rriturve besojnë se mund t’i shërojnë apo luftojnë 80 për qind të viruseve dhe sëmundjeve pa ndihmë nga doktorët.

Kjo ka shpirë që të rriturit ta vizitojnë doktorin vetëm dy herë në vit.

Ata kanë zbuluar gjithashtu se edhe 75 për qind e britanikëve e kanë shëruar ndonjë sëmundje me ndihmën e ndonjë ilaçi shtëpiak nga e kaluara. /Telegrafi/