Vjerri urdhëron nusen ti laj këmbët, ky shkak për sherr!

0

Babë e bir janë zënë me njëri-tjetrin në një familje në Lushnje.

Gazetari i “Aldo Morning Show”, raporton se shkak i sherrit mes tyre ka qenë nusja e cila ka kundërshtuar vjehrrin që i kërkonte vazhdimisht t’i lante këmbët.

Sipas fqinjëve vjehrri ishte autoritar në familje dhe kërkontet’i bindeshin për çdo gjë, por siç duket nusja nuk ka duruar dot më.

“Në Lushnje kemi patur edhe një sherr në familje, ku babë e bir janë qëlluar me njëri-tjetrin.

Shkak mendohet të ketë qenë nusja e cila nuk i bindej vjehrrit të saj për t’i larë atij këmbët. Siç raportojnë fqinjët vjehrri ishte burrë me mustaqe dhe kërkonte t’i bindeshin për çdo gjë, madje t’i lanin edhe këmbët. Por, nuses kjo gjë i ishte bërë e bezdisshme dhe nuk kishte duruar dot më”, tha gazetari. /Tv Klan/