Reali pret të bëj blerje të reja, ja kush është lojtari i rradhës…!

0

Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, ka biseduar të hënë me presidentin Florentino Perez, duke vendosur që të harxhohen disa para për afatin kalimtar dimëror.

Los Blancos do ta përforcojnë skuadrën që në janar dhe ky është një lajm i madh për tifozët e klubit gjigant.

Mbledhja ka zgjatur dy orë e gjysmë, ndërsa nga kjo mbledhje është dalë me vendim që klubi shkaku i lëndimeve dhe pozitës në La Liga të tentojë transferime në mes të sezonit 2017/18.

Zinedine Zidane i ka treguar dëshirat e tij për përforcime (Getty Images)

Perez nuk ka pasur shumë sukses në transferimet në janar, pasi kanë ndodhur disa dështime të mëdha si Emmanuel Adebayor, Antonio Cassano dhe Lucas Silva, që kishin ardhur në janar.

Real Madrid e di mirë se cilët lojtarë do të synohen, shkruan Marca.

Për portën do të tentohet i riu i Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, që në ndeshjen e fundit pikërisht kundër Real Madridit bëri pritje të mëdha.

Portieri i Spanjës dhe Athletic Bilbao

Ndërsa pika më e dobët mbetet sulmi ketë sezon me Mauro Icardin dhe Timo Wernerin, që prijnë në krye të listës.

Icardi përgjatë këtyre katër vjetëve te Interi ka shënuar 82 gola në 135 paraqitje

Nga 1 janari, Real Madridi ka të drejtë të regjistrojë lojtarë dhe mund të luajën pastaj që nga ajo ditë./Telegrafi/