Nesër dalin para gjykatës ish deputetët, ja cfar do të ndodhi!

0

Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, nesër do të paraqiten para gjykatësithetues.

Gjykata Penale ka pranuar njoftimin nga Kuvendi, me çka i hapet rruga organit hetues për të proceduar më tej lëndën.

Sipas qëndrimit të Penales, të gjitha organet kompetente janë njoftuar në kohë dhe se pritet sjellja dhe paraqitja e deputetëve para gjykatësit të procedurës paraprake.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme është duke kërkuar edhe 6 persona të cilët deri më tani ishin të pakapshëm për policinë. Jo zyrtarisht, në mesin e tyre është edhe deputeti Lupço Dimovski.

Të dyshuarit e pakapshëm për policinë janë: Aleksander Vasilevski- Ninxha, Nikolla Mitrovski- Kolo, Dejan Davidovski- Desho, Mitre Pitropovski, Mladen Dodevski, Lupço Dimovski. /albeu.com/