Mbarojnë reshjet e shiut, fillojnë ato të borës në Shqipëri!

0

Duket se reshjet që gjunjëzuan Shqipërinë këto ditë më në fund do të ndalen.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sinoptikania TanjaPorja ka thënë se moti do vijojë të jetë i paqëndrueshëm deri mesditën e së hënës, por do ketë një përmirësim të situatës sa i përket reshjeve.

Tanja Porja u shpreh se deri të hënën moti do jetë i kthjellët, por do ketë një rënie të temperaturave. Ndërkohë priten edhe reshje dëbore.

“Deri në mesditën e të hënës moti vijon të jetë i paqëndrueshëm, por nuk presim intensifikim të situatës. Nesër në mesditë presim një përmirësim. Deri të enjten në mbrëmje moti do jetë i kthjellët, por do ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave. E marta dhe e mërkura do kenë temperatura deri në -5. Të premten presim një rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndërkohë gjatë 24 orëve të ardhshme pritet që gjithë zona malore në veri dhe një pjesë e lindjes do ketë reshje dëbore gjatë natës dhe nesër paradite. Në disa zona të thella malore do ketë 60-70 cm dëborë, ndërsa në zona të tjera trashësia do shkojë deri në 30 cm”- tha sinoptikania Tanja Porja.