Gjendet viktima e të riut në një kanal!

0

Një 26 vjecar është gjetur i pajetë në një kanal në në Barbullush të Shkodrës.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.B, 26 vjec.

Viktima mësohet se kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjesështë mbytja në ujë.

Informacion Paraprak:

Me datë 03.12.2017 në orën 12:50, në fshatin Barbullush Shkodër, është gjetur nga kalimtaret në një kanal kullues, trupi i pajetë i një personi i seksit mashkull.

Menjëhere në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se viktima është shtetasi R.B. 26 vjeç, banues në Barbullush, i cili është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga kqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm.

Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.

Pritet ekspertiza e plotë mjeko ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.