Aksidentohet për vdekje gruaja nga Tetova!

0

Në Tetovë, sot ka ndodhur një aksident tragjik, ku si pasojë një veturë e ka goditur për vdekje një grua 71 vjeçare, njofton Portalb.mk.

“Sot rreth orës 11:25 në rrugën “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë ka ndodhur aksident trafiku, ku kanë marrë pjesë një veturë “Opel” drejtuar nga A.I. i cili ka lindur në vitin 1983 në Tetovë dhe këmbësores U.J. e lindur në vitin 1946. Në aksident, këmbësorja ka marrë lëndime të rënda trupore. Me veturë të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku për fat të keq është konstatuar vdekja e gruas”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Marjan Josifovski.