Autostrada përmbytet, zv/ministri tregon fajtorin!!!

0

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka komentuar situatën me përmbytjet e dy ditëve të fundit në vendin tonë. Duke u ndalur tek rasti i regjistruar në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, ku disa automjete mbetën të bllokuara për shkak të nivelit të lartë të ujit, Koçi thotë se në këtë situatë ndikojnë edhe faktorë të tjerë.

Zv.ministri Koçi deklaroi në News 24 se duhet riparë “Pjesa e ndërtimeve pranë autostradës, po kështu edhe rrjeti i kanaleve kullues”.

Ai shton se, “Megjithatë duhet të themi se niveli i reshjeve ka qenë i lartë. Janë sasi të mëdha reshjesh”.

Zv.ministri i Mbrojtjes thotë se Emergjencat Civile dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë në mënyrë të shpejtë. Petro Koçi është ndalur edhe tek operacionit e shpëtimit të helikopterëve të ushtrisë, si dhe tek monitorimi i situatës.

“Helikopteri ka vepruar në 13 raste. Ato që janë pasqyruar në media, kanë qenë edhe rastet më të rrezikshme. Po kështu kanë qenë të shpeshta edhe rastet kur helikopterët kanë qenë në operacione monitorimi, edhe nëse nuk ka qenë i nevojshëm evakuimi i banorëve”, u shpreh zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.