Miratohet kërkesa për heqjen e mandateve të 6 deputetëve.

0

Komisioni e ka pranuar propozimin e Gjykatës për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve me 5 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.

Tani radhën e kanë deputetët që në seancë plenare me 61 vota të vendoset nëse do t’u hiqet imuniteti deputetëve, raporton Portalb.mk.

Komisioni obligohet ta shqyrtojë dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Për heqjen e imunitetit të deputetit është e nevojshme shumicë e thjeshtë.

Pas njoftimit për paraburgim të deputetit, i cili nuk i referohet imunitetit, Kuvendi mund të vendos të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të deputetit.

Nga Kuvendi i RM-së kumtuan se në përputhje me nenin 53, paragrafi 5 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit Xhaferi ia dorëzoi Komisionit për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit kërkesat për aprovimin e paraburgimit të deputetëve Kërsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska, të parashtruara nga Gjykata Themelore Shkup I Shkup, Seksioni për krim të organizuar dhe korrupsion IV KOK.PP. nr.384/17 prej më 28 nëntor të vitit 2017. /albeu.com/