Kështu mund të kuptoni që ju kanë bërë bllok në facebook!

0

Kur dikush të bën block në Facebook atëherë nuk je më në gjendje të shikosh më profilin e këtij personi, t’i dërgosh mesazhe në Messenger apo t’i komentosh postimeve të tij.

Gjithashtu nuk mund të shikosh komentet e këtyre personave në profilet e miqve tuaj të përbashkët.

Por shpeshherë është shumë e vështirë për ne që të kuptojmë nëse na është bërë block apo thjesht kanë çaktivizuar profilin e tyre.

 

Gjëja më e thjeshtë për të bërë është të kërkojmë emrin e personit dhe nëse nuk shfaqet në kutinë e rezultate, kjo është e dhëna e parë që me siguri je bllokuar.

Një mënyrë të tjetër për të konfirmuar block-un është të shikosh në listën e miqve të një shoku të përbashkët. Nëse ndodh që gjeni të dhëna të këtij personi atje, kjo konfirmon që ju kanë bllokuar dhe jo që personi të ketë fshirë llogarinë.