Mblidhet komisioni për mandatet dhe imunitetin.

0

Komisioni parlamentar për çështje të mandatit dhe imuniteti duhet të mblidhet sot rreth orës 15:00 për të diskutuar rreth kërkesës së gjykatës për marrjen e imunitetit të 6 deputetëve të cilët prokuroria i akuzon për vepër terroriste, cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë në shtet.

Paraprakisht pritet që në Kuvend të mbërrij kryetari Talat Xhaferi i cili sipas rregullores për punën e Kuvendit dhe Kushtetutës, kërkesën e gjykatës që dje ka arritur deri tek ai duhet ta përcjell deri tek kryetari i komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski. Bogoevski mbrëmë deklaroi se menjëherë pas dorëzimit të kërkesës do të thërras seancë të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit.