Krenohet me raketat, vazhdon me testet Koreja e Veriut!

0

Koreja e Veriut ka deklaruar se linçimi i raketës dje ka qenë më “ fuqishmi” deri më tani dhe një e tillë mund të arrijë deri në SHBA.

Kim Jong-un vazhdoi të martën me programin e tij provokues të raketave balistike, duke lëshuar një raketë mbi Japoninë.

Raketa Hëasong-15, që thuhet të jetë më e fuqishmja, është lëshuar në orët e para të së mërkurës. Raketa u ul në ujërat japoneze por fluturoi më lart se çdo raketë tjetër që Veriu ka testuar.

Edhe më parë Pheniani ka parashtruar pretendimet se raketat e zhvilluara nga vendi mund të godasin Shtetet e Bashkuara, por kjo është hera e parë që deklaron se ky objektiv mund të arrihet përmes këtij lloji të ri të raketës, që duket të jetë një version i përmirësuar i të mëparshmeve. /albeu.com/