Ja cfar deklaroi Zaev për vendimin që mori sot gjykata…

0

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se nuk dëshiron t’i komentoj vendimet e gjykatës. Ai tha se përkushtimi i tij është që në Maqedoni të ketë sundim të së drejtës.

“Por njëkohësisht duhet të jemi shumë të kujdesshëm të gjithë, për shkak të perspektivave së shtetit, Maqedonia ndodhet para procese serioze, na presin reforma serioze dhe besoj se në atë frymë absolutisht do të mundemi, nëpërmjet bisedimeve me subjektet politike, të gjejmë zgjidhje”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

Ai tha se në takimin me presidentin Ivanov dhe me Nikolla Gruevskin kanë biseduar për normaizlimin e ngjarjeve politike në vend, dhe në veçanti për nevojën që opozita të jetë tërësisht dhe në mënyrë inkluzive e kyçur në proceset të cilat vijnë.

“Ne vazhdojmë me takimet, bisedojmë hapur, me qëllim përfundimtar që si subjekte të përgjegjshme që përmes dialogut të gjejmë zgjidhje që janë problematikat për të gjitha palët në shtet.

Unë pres absolutisht të respektohet kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, të kihet kujdes për atë që përcaktojnë normat ligjore në vendin tonë, asgjë më shumë asgjë më pak”, ka thënë mes tjerash kryeministri Zaev. /albeu.com/