Bale dëmtohet përsëri tek Reali.

0

Gareth Bale ka pësuar një lëndim të vogël në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Fuenlabrada në Copa del Rey

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale nuk është stërvitur sot dhe nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme të La Ligas ndaj Athletic Bilbaos në udhëtim.

Bale ka ndjerë pak dhimbje pas ndeshjes ndaj Fuenlabrada në Copa del Rey dhe trajneri Zinedine Zidane nuk dëshiron të rrezikojë me të, shkruan Marca.

Bale kështu do të mungojë ndaj Bilbaos, por do të jetë gati për ndeshjet e javës tjetër. /albeu.com/