Dorëzohet organizuesi i protestës antishqiptare!

0

Regjisori Boris Damovski i cili ishte njëri nga organizatorët e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, është vetdorëzuar në polici.

Siç mëson Alfatv, policia e kishte kërkuar atë në adresë të vjetër, ndërsa Damovski pasi kuptoi që është duke u kërkuar nga policia ai me vet iniciativë u paraqit në stacionin policor.

Ndryshe, sot u arrestua edhe shoku i tij Igor Durllovski ndërsa policia është në ndjekje edhe të Bogdan Ilievski – Betmen.