Pronari i qëndrës valutore vret dy grabitës në Shkup…

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje rreth vrasjes së sotme të dy personave në një qendër shkëmbimi valutor në Kisella Vodë të Shkupit.

Sipas të dhënave, pronari i qendrës ka gjuajtur ndaj dy plaçkitësve që kishin tentuar të kryenin vjedhje.

MPB-ja bën të ditur se është duke punuar në drejtim të identifikimit të dy të vdekurve, të cilët kanë qenë të armatosur në momentin e tentimit të plaçkijtes, kur edhe janë vrarë nag pronari G. A (58) nga Shkupi.

Fillimisht ka patur përleshje fizike ndërmjet të vrarëve dhe vrasësit, e më pastaj pronari i këmbimores ka kryer edhe vrasjen e tyre. Trupat e të vdekurve janë ende në këmbimore. /albeu.com/