Digjet autobuzi, ja shkaku!

0

Njëe papritur ka ndodhur në udhëtimin e autobusin e linjës Shqipëri-Greqi, pasi është përfshirë nga flakët duke u shkrumbur plotësisht.

Shkak i këtij zjarri mendohet se ka qenë një difekt në motor. Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja mësohet të ketë ndodhur diku rreth orës 6 pasdite pranë vendit të njohur si Istmos në Korinth.

Për fat të mirë mjeti gjendej i parkuar kur u përfshi nga flakët ndërkohë që 30 pasagjerët nuk ishin në autobus kur ranë flakët.

Policia greke deri tani ka referuar vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje shkuan menjëherë 6 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.