Kuvendi sot duhet te votoj për Prokurorin e ri…

0

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, sot ka caktuar seancë në të cilën do të emërohet Prokurori i ri Publik i Republikës së Maqedonisë. Qeveria i propozon Parlamentit për Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Ljubomir Joveski, anëtar i Këshillit për Prokuror Publik, njofton Portalb.mk.
Joveski është i propozuar për prokuror publik, i cili në bazë të procedurës të paraparë, mendim pozitiv për të kanë dhënë edhe nga Këshilli për Prokuror Publik . Këshilli zgjodhi atë nga 23 aplikimet e kandidatëve për trashëgimtar të Marko Zvërlevskit i cili u shkarkua në gusht.

Për emërim të Prokurorit Publik, Parlamenti vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votave. Prokurori Publik ka mandat prej gjashtë viteve, me të drejtë rizgjedhje. Në shpalljen për prokuror të ri publik janë paraqitur 23 kandidatë, ndërsa Këshilli për Prokuror Publik ka dhënë mendim pozitiv vetëm për dy nga të paraqiturit, njofton Portalb.mk. Deri në emërimin e prokurorit të ri publik, detyrën e ushtron Liljana Spasevska.

LEXO: Sipas pakos së re të ligjeve, punën e policisë do ta kontrollojë Prokuroria
Kush është Joveski
Gjashtë e tre vjeçari Ljubomir Joveski është prezent që nga viti 1979 në sferën e gjyqësorit. Karrierën e filloi kur u emërua administrator në Sekretariatin e juridikut të atëhershmes Republika Socialiste e Maqedonisë. Ka qenë gjykatës në Gjykatën komunale, Gjykatën Themelore Shkupi 2, ndërsa në vitin 2003 është zgjedhur zëvendës i prokurorit publik.

Ai është një person që nuk është përmendur shumë në publik edhe pse ka pasur një funksion të lartë. Momentalisht është duke e mbaruar mandatin dyvjeçar në Këshillin e Prokurorëve publik, njofton Portalb.mk.

LEXO: Kandidati për prokuror Publik, Joveski: Prokuroria do të lirohet nga qendra e fuqive
LEXO: Pse deputetët nuk duhet ta votojnë prokurorin e propozuar nga Qeveria
Ajo që mund të vërehet është që gjendja e tij pronësore është e ‘modeste’ për person me karrierë të këtillë. Joveski posedon apartament dhe një makinë Reno Megan, dhe gjithashtu një Jugo të vitit 1998. Edhe kursimet e tij nuk janë impozante, kurse në kartelë kreditore ai ka borxh 150 mijë denarë.

LEXO: Ja sa është pasuria e kandidatit më serioz për Prokuror të ri të Maqedonisë
Prona PP
Prona PP

Në rend dite edhe disa seanca tjera
Në kuadër të seancës së 22-të sot, në rendin ditor është edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe ligjin e shumë kërkuar që i jep dritë jeshile zgjidhjes së rastit “Monstra”, Ligji për mbrojtje të dëshmitarëve, heqja e Ligjit për verifikim të fakteve dhe inicimin e procedurës për verifikim të përgjegjësisë për gjykatësin, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për siguri pensionale dhe invalidore, për siguri shëndetësore, për kontributet e sigurimit të detyrueshëm social dhe për akcizat, të gjitha në procedurë të shkurtë, njofton Portalb.mk.

Të hënën, më 27 nëntor duhet të fillojë seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet ku në rend dite është Propozim – Buxheti për vitin 2018, ndërsa e njëjta në seancë plenare do të mund të diskutohet më 11 ose 12 dhjetor.