Ndahet nga jeta Mendushe Ajdini, ja kushtoj jetën Muzeut të Gjuhes!

0

Në Muzeun e Alfabetit është ditë zie, sepse ka ndërruar jetë Mendushe Ajdini, e punësuar në këtë Muze, por e lindur në Preshevë, dhe nuse e shkuar në Manastir.

Ajo tërë jetën ia kushtoi këtij Muzeu, ku ishte e punësuar si kustose. Lajmi për vdekjen e saj pikëlloi kolegët e punës, por edhe të gjithë ata manastiras që e njihnin.

“Kur humbim një person të dashur gëzimet dhe ditët festive na bëjnë të ndihemi keq sepse mungesa e tyre na vret në zemër ndjejmë një boshllëk te madh dhe sytë na mbushen me lot. Kuptojmë se sa bosh ndihemi ,,sa mall kemi sepse s’do i shohim më kurrë, tashmë ata kanë bërë shtëpi të tyre parajsën. Por pavarësisht kohës që kalon ata janë aty në zemrat tona përjetësisht. Lamtumirë e dashura u ndave në ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ditë që po e prisje me padurim, lajmi më i hidhur për të gjithë ne, ndarja nga kolegia jonë. Ngushëllime dhe keqardhje për Mendushe Ajdini dhe familjes të saj. U prehtë në paqe”, kanë njoftuar kolegët e saj. /albeu.com/