Zbulohen 35 llogari bankare të Gruevskit!

0

Ish-kryeministri i Maqedonisë, lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka 35 llogari bankarekurse ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Vlladimir Peshevski ka 27 llogari bankare.

Kështu tregojnë të dhënat e reja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Këto të dhëna PSP i ka përdorur në aktakuzën e parashtruar për arrestim të Gruevskit dhe Peshevskit në rastin ‘Titanik’ dhe “Trajektorja”.

“I akuzuari N.G. posedon mjete në formë parash në llogari bankare në gjashtëbanka të Maqedonisë ku në 10 llogari bankare në formë denarësh ka 9,934,875.00 dhe 15 llogari të tjera me deviza në banka të ndryshme”, thuhet në aktakuzën e rastit “Titanik” ku i akuzuar është Nikolla Gruevski.

Në rastin “Trajektorja” ku i akuzuar është Vlladimir Peshevski thuhet se nga 27llogari bankare, 24 janë aktive.

“Sipas të dhënave të mbledhura në disa banka, është vërtetuar se i akuzuari V.P. në gjashtë banka të Maqedonisë posedon 27 llogari bankare nga ku 24 janë aktive në të cilat gjenden shuma të majme parash të cilat do të mund të përdoreshin për arratisje”, thuhet në aktakuzën ndaj Vlladimir Peshevskit. /albeu.com/