Rihhana shkëlqen në kopertinën Dazzed.

0

Rihanna ka treguar edhe një herë se është ikonë e stilit në showbizin ndërkombëtar.

Këngëtarja nga Barbados u shfaq mjaft e thjeshtë dhe plot stil në imazhet e fundit të publikuara na rrjetin social Instagram.

 

Ajo shihet me makijazh të thjeshtë dhe me veshje plot stil.Në njërën nga kopertinat ajo shihet me sy mbyllur, duke u shfaqur e mahnitshme.

Rihanna vazhdon të tregojë se ajo mbetet ndër emrat e preferuar të skenës botërore dhe aktualisht po konkurrohet fuqishëm nga Dua Lipa.

Hiti i Rihannas ka diçka mbi 500 milionë klikime me “Wild Thoughts”, kurse Dua me “New Rules” i ka mbi 600 milionë klikime në YouTube.

Rihanna është 29 vjeçare dhe emri i vërtetë i saj është Robyn Rihanna Fenty.