Leite Kaka merr post drejtues tek Milani…!

0

Leita Kaka sot ka arritur në Milano, ku pritet të ketë një takim me drejtuesit e skuadrës italiane për mundësinë që të përfshihet në Bord të Milanit

Mbrëmjen e së enjtes Kaka do të jetë edhe në San Siro për të ndjekur ndeshjen e Europa League mes ekipit të Montellas dhe austriakëve të Austria Vienës, shkruan Albeu.com.

Ndoshta ky mund të jetë momenti i duhur për të diskutuar mbi një rol të mundshëm të yllit brazilian në bordin e Milanit

Ka qenë vet lojtari, që gjatë ditëve të kaluara nuk e ka fshehur gatishmërinë për të dëgjuar çdo propozim të mundshëm.

Dihet se ai mes Ricky Kakà dhe Milanit është një raport unik dhe special. Lojtari, i cili sapo i ka dhënë fund karrierës së tij në MLS me Orlandon, nuk i ka mbyllur dyert mundësisë që një ditë të jetë edhe trajner i Milanit.

“Pse jo, gjithmonë e kam pasur Milanin në zemër. Javët në vijim do të vendos se çfarë do të bëj në të ardhmen. Do të më pëlqente që të qëndroja në futboll, si trajner apo si drejtor sportiv. Për të qenë një trajner i madh më duhet ende punë”, ka thënë ai. /albeu.com/