Zaev shtang Serbet, ja qëndrimi që mban per Kosovën…

0

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në Serbi gjatë një konference për media që pati me me homologen e tij Ana Brnabiç, komentoi edhe rreth çështjes së shteteve të rajonit si dhe njohjeve.

Ai theksoi se shteti maqedonas nuk e ka ndërmend të diskutojë tërheqjen e njohjes për shtetin e Kosovës.

Sipas tij, Maqedonia apelon që të ketë gjithmonë respekt të ndërsjellët të vendeve fqinje.

“Ne respektojmë dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe unë besoj se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje, e cila do të rezultojë me marrëveshje”, ka thënë ai. /albeu.com/