Zonat malore zbardhen nga debora, ja vendet ku ka rene me shume!

0

Në të gjithë rajonin e Korçës ashtu siç edhe ishte parashikuar gjatë natës ka patur reshje të borës. Temperaturat kanë shënuar nën zero dhe niveli i borës në qytet arriti 5 cm, kurse në fshtra të thella deri në 30 cm. Në disa akse rrugore ka patur probleme me qarkullimin për shkak të borës, mes tyre Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë.

Reshje bore ka pasur edhe në fshatrat e Kukësit, Tropojës dhe në gjithë zonat malore. Në disa segmente lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë.

Në tunelin e Kalimashit bora shkoi në 5 centimetra trashësi, por borëpastrueset e larguan nga rruga dhe qendruan në gatishmëri.

Në fshtarat e Shishtavecit, Zapodit, Grkecajes, Kalisit,Bushtrices e Malziut, trashësia e borës arriti nga 10 deri 15 centimetër, por pa shkaktuar probleme. Rrugët janë të hapura dhe të kalueshme. /abc news/