Personi nga Tetova vetëvritet, ja shkaku…

0

Trupi i pajetë i S.I. (26) nga Tetova është gjetur sot në oborrin e një shtëpie në rrugën “176” në qytet, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij, rasti është paraqitur në polici rreth orës 11:30 nga një i punësuar në spitalin klinik të Tetovës. Trupi i të vdekurit ishte në shtresën e betonit në oborr.

“Pas paraqitjes në vendin e cekur menjëherë janë dërguar policë dhe me pas ekipi i ekspertizës me prokurorin publik, mjeku i mjekësisë gjyqësore dhe ekipi nga SPB Tetovë, të cilët kryen ekspertizë dhe konstatuan se tetovari 26-vjeçar është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit publik, ndaj trupit të tij të pajetë do të bëhet obduksioni dhe do të ndriçohen të gjitha karakteristikat e rastit”, tha Josifovski.

Sipas të dhënave jozyrtare nga hetimi, sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për vetëvrasje me kërcim nga terraca e shtëpisë së tani të ndjerit, i cili një kohë të gjatë ka pasur probleme serioze psikologjike.