Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina Uncategorized Shkupi ,qyteti më i ndotur në Maqedoni.

Shkupi ,qyteti më i ndotur në Maqedoni.

0

Në qytetin e Shkupit gjatë ditëve të kaluara eshte thithur ajër i ndotur. Stacionet për matje të Ministrisë për mjedis dhe planifikim hapësinor kanë regjistruar koncentrime të larta të PM10 grimcave, ndërsa më e larta është regjistruar në Lisiçe, ku është regjistruar matje prej 486 mikrogram të PM10 grimcave për metër kub.

Edhe në qytetet tjera në periudha të caktuara ka pasur ajër të ndotur. Në Manastir ajri ka qenë më i ndotur nga ora 17 deri në ora 1 pas mesnate, në Kërçovë nga 16 deri në ora 20, në Tetovë vlerat e PM10 grimcave kanv lëvizur nga 40 deri në 98 mikrogram, në Veles ajri më i ndotur ka qenë ndërmjet orëve 19 dhe 21, në Koçan nga ora 17 deri në ora 23, ndërsa në Kumanovë prej 17 deri në ora 18.

Pushteti qendror dhe lokal paralajmërojnë një sërë masash për zvogëlimin e ndotjes në vend. Ndër masat afatmeseme janë gasifikimi, si dhe ulja e çmimit të nxemjes qendrore për të stimuluar qytetarët të kyçen në sistemin e nxemjes qendrore.

Sipas statistikave, ndotje më të madhe të ajrit ka gjatë mujave të fundit të vitit dhe muajit janar.