Mr. Bean bëhet baba me te dashurën 33-vjecare! (Foto)

0

Rowan Atkinson, i cili njihet më mirë për portretizimet e “Mr. Bean”, Edmund Blackadder dhe më vonë, Johnny English, tashmë ka disa fëmijë nga martesat e mëparshme.

Ai ka dy fëmijë me ish-gruan, Sunetra Sastry, Benin 23-vjeçar dhe 21-vjeçaren Lily.

Rowan Atkkinson, ish-bashkëshortja, Sunetra Sastry dhe vajza Lily

Aktori 62-vjeçar do të bëhet baba edhe i një fëmije me partneren 33 vjeçare, Louise Ford.

Ai me Louisen është lidhur në vitin 2013, kur aktorja u bë e famshme në saje të portretizimit të Kate Middletonit në komedinë “The Windsors” të Channel 4.

“Rowan dhe Louise janë të lumtur që po presin fëmijë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për mediat amerikane.

Rowan Atkinson dhe Louise Ford

Kujtojmë se çifti u njoftua gjatë xhirimeve të komedisë së vitit 2012, “West End”, dhe që nga ajo kohë ka filluar romanca e tyre ndërsa ka sjellë edhe shkurorëzimin e Atkinsonit me Sastryn, pas 25 viteve martesë.

Ndryshe, ai u nda me bashkëshorten edhe juridikisht në vitin 2014, pavarësisht se ishin në mes të ndërtimit të një vile 11 milionë dollarësh. /Telegrafi/