Ja kryebashkiakja e cila bleu 8 shtëpi brenda vitit…

0

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, mësohet se ka blerë rreth 8 apartamente vetëm këtë vit.

Ajo është një nga kryebashkiaket më të pasura në Shqipëri, për shkak të aktivitetit të bashkëshortit në fushën e biznesit si dhe të ardhurave nga emigracioni.

Për vitin 2016″>2016, duke iu referuar deklaratës së pasurive të dorëzuar pranë ILDKP, zonja Bufi, së bashku më bashkëshortin, deklaron blerjen e tetë apartamenteve të reja. Ata kanë blerë pesë apartamente banimi në lagjenApollonia në Fier me sipërfaqe 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2 dhe 21.28 m2, me vlerën totale 130 000 euro.

Bashkëshortët kanë blerë gjithashtu tre apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 20.19 m2, 19.10 m2 dhe 21.07 m2, me vlerë totale 4 500 000 lekë. Po gjatë vitit 2016″>2016, ata deklarojnë edhe një shtesë në ndërtim në objektin godinë ekonomike 3 kate + 1 kat nëntokë me sipërfaqe ndërtimi 574.2 m2 në Roskovec.

Për vitin 2016″>2016, bashkëshorti i zonjës Bufi, deklaron 366 253 euro si kthim të shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sipërfaqes 311.3 m2, nga të cilat është mbajtur 2 000 euro komision si penalitet për revokim kontratës së shitje shkruan reporttv.

Në vite të mëparshme, çifti deklaron ndërtim lokali, apartamente, dyqane, ofiçinë, biznese etj./Reporttv/