Ja cfar thotë Panucci për lojtarët e dëmtuar dhe për ata që kanë ardhur në Kombëtare…

0

Nga Antalia, trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ka folur në një konferencë për shtyp, në vigjilje të ndeshjes me Turqinë.

Ai foli për ditët e grumbullimit, si dhe për lojtarët e dëmtuar të cilët ishin pjesë e grupit, edhe pse pa qenë në gjendje për të luajtur.

“Këto kanë qenë ditë intensive për ekipin. Kemi punuar në të gjitha aspektet, dhe jam i kënaqur me atë që çunat kanë treguar në stërvitje, duke ditur se kjo është një periudhë e ngjeshur edhe me klubet e tyre.”

“Duhet të jemi profesionistë. Lojtarët e dëmtuar duhet të sjellin një rezonancë apo një eko me vete. Mjeku i ekipit kombëtar duhet ta vlerësojë nëse është i gatshëm për lojë apo jo. Federata në këtë rast ka vepruar në mënyrë profesionale. Strakosha ishte rast i veçantë, pasi këtë të enjte iu shfaqën probleme të vjetra të dëmtimit. Ndërsa kur pyesja Latifin, më përgjigjes se ishte mirë.”

“Këtu po flisni për Alijin. Para se të jemi skuadër, jemi familje, dhe duhet të mbështesim lojtarët edhe në ditët e tyre të vështira. Aliji është një lojtar i nivelit europian dhe ka qenë edhe më parë pjesë e grupit. Gjatë javës ka punuar shumë, edhe pse nuk është i gatshëm për 90 minuta lojë.” përfundoi trajneri italian. /albeu.com/