Dita e parë e detyrës së Ramiz Merkos në komunë

0

Qindra qytetar te Struges sot kane mirpritur ne komune, kryetarin e ri te kesaj komune. Z. Merko eshte pritur me duartrokitje te shumta nga votues e qytetare. Ne ceremonine e marrjes se detyres ishte prezent dhe ish kryetari i kesaj komune i cili e uroi Ramiz Merkon per detyren. Mes Merkos dhe Mustafa Zabzunit ka pasur nje takim vetem per vetem. Nga burimet tona ne kete takim midis Kryetarit dhe ish kryetarit jane diskutuar projektet e pa perfunduara dhe ato qe jane ne zhvillim. Me pas Kryetari i ri i kesaj komune ka mbajtur nje deklarate per mediat, ku ka falenderuar votuesit dhe mbeshtetesit e tij. Merko u shpreh qe do te jete kryetar i te gjithe qytetarve pavarsisht bindjeve politike dhe etnise. Gjithashtu ai u shpreh se ka gati nje platforme per qytetin dhe nje nga pikat te cilat ai vecoi, ishte ajo per mbetjet urbane. Me pas kryetari i ri, i ftoi qytetaret per te pire nje kafe sepse diten tjeter do tja fillonin vrullshem puneve dhe zgjidhjeve te problemeve qe ka struga. Pas deklarates Merko ka vazhduar drejt shetitores ku vizitoi shume biznese rreth Drinit, te shumte ishin dhe ata qytetare te cilet e ndalnin kryetarin per te bere qofte dhe nje foto.