Konkurs për pilotë të rinj, mungesë pilotësh në Armatën e Maqedonisë

0

Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të pilotëve ushtarak, Akademia ushtarake “Gjeneral Miahello Apostolski” shpallë konkurs për regjistrimin e kandidatëve, për aftësim profesional dhe avancim të aviacionit.

“Sipas informacioneve që i kemi, ushtria nuk disponon me numër të mjaftueshëm të pilotëve, prandaj po realizohen këto konkurse. Këtu ka vend për të gjithë dhe do t’i kisha ftuar të gjithë të interesuarit të paraqiten në konkurs dhe të na bashkohen”, tha kapiteni, Borçe Manev.

Leonid Ristanovski tregon se çfarë do të thotë të jesh pilot.

“Bëhet fjalë për një profesion që nuk është i zakonshëm dhe që kërkon shumë investim dhe mund. Këtë profesion nuk ka shans ta punojë çdokush. Gjëja më e mirë është se ju e keni zyrën më të mirë në botë. Kur jeni lart në ajër, asgjë s’ka rëndësi përveç se të kënaqeni dhe të shikoni se çfarë ndodh jashtë”, u shpreh Leonid Ristanovski, kadet.

Sa i përket pranimit të kandidatëve të rinj, vijojnë disa kontrolle sistematike për të parë se a janë të aftë për të kryer misionin e pilotit.

“Seleksionimi kryhet në spitalin ushtarak ku kryhen kontrolle mjekësore dhe fizike. Një pjesë e këtyre kontrolleve i kryen qendra këtu, ku kruhen teste të caktuara psikomotorike dhe logjike, pyetje të ndryshme e kështu me radhë. Nëse këto teste kalohen me sukses, atëherë kalohet në trajnimin me avionin 242, ku kryhet seleksionimi në ajër”, tha Mihajllo Toshevski.

Sipas instruktorit Borçe Manev trajnimi përfshinë tre pjesë, e para është teori e cila zgjatë një javë dhe dy javë të tjera pilotët potencial do të kenë mundësi të mësojnë si fluturohet me avion. Në Pjesën e avancuar të trajnimit kadetët mësojnë si ta përdorin helikopterin në misione të ndryshme të cilët do të jenë të përshtatshëm për punën e mëtutjeshme si pilot ushtarak.

Për regjistrim kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere. Të mos jenë më të vjetër se 28 vjet, të kenë të kryer ciklin e parë të studimeve, të jenë shtetas të RM-së dhe të jenë të aftë psiko-fizikisht.(burimi zhurnal.mk)