Fjalim përmbyllës drejtuar qytetarëve të Komunës së Strugës i Kandidatit për Kryetar Komune z.Ramiz Merko

0

Fjalim përmbyllës drejtuar qytetarëve të Komunës së Strugës i Kandidatit për Kryetar Komune z.Ramiz Merko

Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës, ditën e diel më datë 29 Tetor në vendin tonë mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale . I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve pamarr parasysh bindjeve të tyre politike që të tregojnë pjekuri dhe kulturë politike. Të dalim dhe të votojmë masovikisiht. Të dëshmojmë edhe njëherë që Struga është djep i qytetarisë në vendin tonë. Me këtë rast do të doja që të falenderoja të gjithë ata cilët dhanë kontributin e tyre gjatë kësaj fushate e cila më 29 Tetor do të kurorëzohet me një rezultat të madh dhe me një fitore të madhe. Faleminderit për aktivisitët e BDI-së, simpatizantët, dashamirët dhe të gjithë miqtë tanë të cilët kontribuan gjatë këtyre javëve. Të dashur qytetar, ju siguroj që fitorja është shumë pranë, ju ftojë që të mbajmë këtë entuziazëm dhe këtë nivel dhe kulturë politike deri në përfundim të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale 2017. Më datë 29 Tetor të këtij muaji, do ta fitojmë Komunën tonë, do ta bëjmë Komunën tonë. Ju ftojë në fitore, bashkë për Komunën që duam. Bashkë për Strugën tonë. Ju faleminderit.