A do ta ketë fatin e njejtë Ziadin Sela, si ish-deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri ?

0

 Ziadin Sela që pas ngjarjeve të 27 Prill kishte marrë vulën si lider politik në Maqedoni, ai në kulmiancionin e mbështetjes së tij politike prej elektoratit shqiptar, papritmas, në mënyrë të shpejtë, solli vendim që të kandidon për të parin e Strugës, kurse në Parlamentin e Maqedonisë është deputet, si dhe pesha e ndikimit në foltoren e parlamentit po të krahasohet me Komunën e Strugës, atëherë logjikisht do të parashohim që në foltoren e parlamentit, vendoset për fatin institucional, ligjor, kushtetues të shqiptarëve, kurse jo që si i pari i komunës nuk do të ketë përgjegjësi dhe nuk bëhet fjalë për fatin e qytetarëve të komunës, njofton Zhurnal.

Por në fazën kur morri epitetin lider i opozitës shqiptare,  dhe në zgjedhjet e fundit mori përkrahjen për ti përfaqësuar shqiptarët në Qeverinë e këtij shteti si deputet i këtij Parlamenti, dhe tani Sela gjendet pranë një sfide të madhe, sepse poqëse humb zgjedhjet parashtrohet pyetja se a do ta humbë edhe kredibilitetin si lider para antarësisë së partisë së tij?

Sepse kjo mënyrë  e përdorur në politikëbërje edhe më herët, që kur fiton ndonjë komunë dhe bëhesh Kryetar Komune dhe më pas synimet  janë për në pushtetin qendror, për të përmirsuar jetën e qytetarëve, për të shikuar të mirën e përgjithshme, dhe e arrin këtë dhe papritmas rikthehesh prap në pushtetin lokal, sipas shumë njohësve të politikës, është vlerësuar si veprim i ngutshëm dhe i pa menduar i Selës dhe partisë së tij, më shumë e thellon habinë edhe fakti me marrëveshjen politike për në raundin e dytë, që Lëvizja Besa në Strugë numrin e votuesve e kishte shumë të paktë, që nuk kanë peshë ndikimi për të zgjedhur të parin e Komunës në Strugë.

Ziadin Sela përjetoi një sulm ç’njërzor nga huliganët në Parlamentin e Maqedonisë, më 27 Prill të këtij viti, po në atë ditë kur u zgjodh Kryeparlamentari i parë shqiptar në pluralizmin politik  të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe po në atë ditë kur u këndua himni kombëtar në ditën kritike të 27 Prillit, dhe kur u larguan nga Parlamenti Lëvizja Besa pak para se të ndodhin sulmet.

ASH-ja ndihmoi në formimin e  Qeverisë, zgjedhjen e Kryeparlamentarit, duke marrë parasysh faktin që kjo qeveri deri në formimin e saj përjetoi shumë sfida, sakrifica dhe kjo shumicë parlamentare ka hyrë në historinë politike të Maqedonisë, si shumicë parlamentare e cila e dërgoi në historinë e të kaluarës negative VMRO-DPMNE-në.

Rasti konkret kur në vitin 2013 Izet Zeqiri i cili ishte kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, dhe i njejti pësoi humbje në ato zgjedhje, ku menjëherë pas dha dhorëheqje dhe tha se “Populli ma mori fjalën”, dhe me këtë ai tregoi edhe moral politik.

Poqëse edhe Sela humb zgjedhjet lokale për Strugën, a mund ta presim dorëheq’jen e tij sepse tanimë nuk do të ketë legjitimitetin e qytetarëve për të folur në emër të tyre në foltoren e Paralmentit? (burim zhurnal.mk)