Ndërkombëtarët të dëshpëruar nga Ziadin Sela dhe Besa

0
Koalicioni tashmë i konfirmuar midis partive VMRO-BESA-LR PDSH po has në kritika të ashpra nga opinion, përshirë edhe përkrahësit më të mëdhenjë të Ziadin Selës sepse u cilësua si koalicion joparimor për shpëtim individual.
Së fundmi, edhe eksponent të lartë të komunitetit ndërkombëtar janë shprehur në kundërshtim të këtij koalicioni joparimor dhe vlerësojnë se në veçanti Sela është treguar i paqëndrueshëm në politikë.
“Të quash maqedonasit kanibal, të quash LSDM vrastare dhe komuniste, ti quash bashkëqytetarët njerëz barbar, të egër, dhe të vijosh më pastaj edhe të bësh koalicion me opozitën Besa-VMRO është naivitet politik” thonë diplomatët e huaj.
Dëshpërimi ndaj Selës dhe Besës kishte filluar qysh nga koha e mosmarrjes së asnjë përgjegjësie politike nga këto parti për reformat sistemore, për marrëveshjen me Bullgarinë, për integrimet EuroAtlantike, ndërsa interes të vetëm kanë shfaqur për ndarjen e posteve dhe të pushtetit.
Gjithashtu, mosserioziteti i Ziadin Selës në veçanti ka hasur në reagim të shpejt për arsye se në këtë mënyrë po rrezikon shumicën parlamentare reformuese dhe kjo për komunitetin ndërkombëtar është e pafalshme.
Së fundmi, Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski njëzëri konfirmuan që Ziadin Sela dhe partia e tij, bashkë me Besën, kanë formuar koalicion me VMRO DPMNE.(burimi index.mk)