Zyrtare: Mbyllet marrëveshja BDI dhe LSDM për Strugën, të enjten Zaev do kërkojë mbështetje për Merkon

0

Mbrëmë kanë përfunduar me sukses bisedimet për koalicionin mes BDI-së dhe LSDM-së për kreun e komunës së Strugës dhe nga sot strukturat partiake të LSDM-së në qytetin e Strugës do të jenë në mbështetje të kandidatit të BDI-së për qytetin e Strugës, Ramiz Merko.

Ndërkohë që mësohet se ditën e enjte në qytetin e Strugës të qëndrojë kryeministri Zoran Zaev dhe në një tubim para qytetarëve të kërkojë mbështetje nga struganët për Ramiz Merkon.