Analisti Neziri: Gjasat që Sela të fitojë Strugën janë minimale

0

Në emisionin “360 gradë” analisti Xhelal Neziri, u shpreh se koalicioni i Aleancës për Shqiptarët (ASH) me Lëvizjen BESA do të sjellë rikonstruimin e parë të kësaj qeverie.

 

A i tha se ky koalicion nuk do t’i sjellë ndonjë benefit të theksuar asnjërës nga këto dy partitë, ndërkohë që do ta dëmtojë shumë liderin e ASH-së, Zijadin Sela.

 

“Gjasat që Sela të fitojë Strugën janë minimale. Në momentin kur ASH duhej të profilohet si parti e dytë te shqiptarët, pasi kishte rritje prej 14 mijë votash, Sela vendosi të lidhë koalicion me BESË-n – një parti me rënie prej 11 mijë votash për dhjetë muaj. Me këtë rrezikon të humbë edhe pushtetin lokal në Strugë, edhe atë qendror”, ka thënë Neziri duke i cilësuar këto veprime si “vetvrasje politike”.

 

Ai gjithashtu thkesoi se lidhja e këtij koalicioni ka për qëllim shpëtimin e karrierave politike të krerëve të BESË-s dhe ASH-së dhe nuk ka lidhje me interesin më të gjerë të këtyre partive, e lëre më atë të përgjithshëm. burimi ilirianews.mk