Finalizohet marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së

0

Finalizohet marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së.

Grupet punuese të BDI-së dhe LSDM-së janë drejtë përfundimit të programit për bashkëqeverisjen në komunën e Strugës ku po përckatohen projektet lokale , investimet në infrastrukturë si dhe pozicionet tjera për sa i përket pushtetit lokal.

Nga burimet brenda grupeve punuese www.strugalajm.org mëson se njëra nga ndërmarrjet publike do ti takoj ose do udhëhiqet nga partneri i koalicionit.

Pritet që deri ditën e Premte (nesër) të  shpallet ky koalicion dhe strukturat e të dy partive të dalin publikisht në teren.